Basketboll Sport Vendi

Bashkimi afër finales, Prishtina kërkon mrekulli në ndeshjen e kthimit

Në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, Bashkimi arriti të mposhtë Sigal Prishtinën në Prizren me rezultat 83:67, duke krijuar avantazh të rëndësishëm për ndeshjen e kthimit.

Megjithëse Prishtina kishte kaluar në epërsi në dy çerekët e parë, prizrenasit rikuperuan në pjesën e dytë dhe siguruan fitoren. Isaiah Cousins ishte më i miri te Bashkimi me 19 pikë, ndërsa te Prishtina u dallua Elijah Clarance me 20 pikë.

Kthimi zhvillohet në kryeqytet, ku Sigal Prishtina duhet të fitojë me më shumë se 16 pikë për të siguruar finalen.

Çdo fitore me diferencë më të vogël do t’i japë Bashkimit shansin për të luftuar për trofeun, të cilin synojnë të marrin për herë të dytë.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së