Sport Vendi

Gjithçka është gati për nisjen e Kampionatit Mesdhetar në hendboll

Federata e Hendbollit e Kosovës i ka bërë të gjitha përgatitjet për Kampionatin Mesdhetar për hendbollistet deri në 16 vjet. Kjo ngjarje e rëndësishme zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ndërsa fillon të hënën.
Tashmë gjyqtarët e ndeshjeve dhe delegatët kanë arritur në Prishtinë, ndërsa të dielën fillon edhe ardhja e ekipeve kombëtare.
Plot 12 Kombëtare do të paraqiten në këtë ngjarje mesdhetare.
Kombëtarja jonë ka mbajtur disa grumbullime përgatitore për ngjarje. Ndërkohë është grumbulluar që nga e hëna e kaluar në Prishtinë për përgatitje finale.
Kampionati Mesdhetar hapet me ndeshjen mes Spanjës dhe Kosovës, që fillon në ora 9:00. Më pas në program janë edhe pesë ndeshje të tjera: Turqia – Mali i Zi (10:30), Rumania – Bullgaria (12:00), Kroacia – Sllovenia (13:30), Maqedonia e Veriut – Italia (15:00), Sllovakia – Greqia (16:30).

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së