Futboll Ndërkombëtare Sport

Nëna e Mbappé, më e paguara se disa lojtarë të klubit

Real Madrid ka rrëmbyer jo vetëm vëmendjen sportive këtë sezon, por edhe fokusin mediatik për shkak të mënyrës se si janë ndarë disa nga pagat në klub. Sipas raporteve më të fundit, Fayza Lamari nëna dhe agjentja e Kylian Mbappé fiton rreth 4.5 milionë euro neto në vit nga puna e saj me yllin francez, një shumë që e vendos atë mbi pagat e disa prej lojtarëve të ekipit të parë të Real Madridit.

Kjo shumë është më e lartë se paga vjetore e lojtarëve si Andriy Lunin, Franco Mastantuono, Raul Asencio, Fran García, Gonzalo García, Brahim Díaz dhe Arda Güler lojtarë që të gjithë marrin më pak sesa Lamari në vit.

Fayza Lamari ka luajtur rol kyç jo vetëm në transferimin rekord të Mbappé tek Real Madrid, por edhe në menaxhimin e karrierës së tij dhe çështje të rëndësishme financiare.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së