Basketbollisti i Miami Heat Keshad Johnson u shpall kampion i NBA Dunk Contest, në një finale dramatike kundër San Antonio Spurs dhe talentit të tyre, Carter Bryant.
Bryant e nisi fuqishëm finalen me një ngulitje spektakolare “midis këmbëve” në raundin e parë, duke marrë notën maksimale – 50 pikë nga të gjithë gjyqtarët. Pas asaj performance, gara dukej plotësisht në kontrollin e tij.
Megjithatë, në momentin vendimtar, gjithçka ndryshoi. Në përpjekjen e fundit, Bryant tentoi një ngulitje të vështirë – një reverse slam pas pasimit të topit në tabelë nga vetja por nuk arriti ta realizojë. Nën presion, ai zgjodhi të përsëriste një ngulitje 360°, të cilën e kishte prezantuar që në fillim të mbrëmjes.
Bryant kishte nevojë për vetëm 47.5 pikë për të siguruar fitoren, por përpjekja e tij e fundit u vlerësua me vetëm 43 pikë, duke i hapur rrugën Johnson drejt triumfit.
Në fund, ishte qetësia dhe ekzekutimi i saktë i Johnson që bënë diferencën, duke i dhuruar atij trofeun dhe duke lënë Bryant me një “çfarë do të kishte ndodhur nëse…” në një nga finalet më dramatike të viteve të fundit.

