Futboll Ndërkombëtare Sport

Real Madrid mposht Real Sociedadin dhe merr kreun e La Liga

Real Madrid ka regjistruar një fitore bindëse 4-1 ndaj Real Sociedad në kuadër të javës së 24-t të La Liga, duke u ngjitur në krye të tabelës me 60 pikë.

Takimi në “Santiago Bernabéu” nisi në mënyrën më të mirë për vendasit. Në minutën e 5-të, Gonzalo Garcia shfrytëzoi asistimin e Trent Alexander-Arnold për të kaluar madrilenët në epërsi.

Sociedad reagoi në minutën e 21-të, kur Mikel Oyarzabal u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke barazuar shifrat në 1-1. Përgjigjja e “Los Blancos” ishte e menjëhershme.

Katër minuta më vonë, Vinicius Junior fitoi një penallti dhe e realizoi vetë për 2-1. Dominimi i Realit vazhdoi, ndërsa në minutën e 31-të Federico Valverde realizoi një gol të bukur pas asistimit të Miguel Carreras, duke thelluar epërsinë në 3-1.

Në start të pjesës së dytë, Vinicius fitoi edhe një tjetër penallti dhe u tregua sërish i saktë (48’), duke vulosur rezultatin përfundimtar 4-1. Braziliani realizoi edhe një gol tjetër gjatë ndeshjes, por ai u anulua për pozicion jashtë loje.

Me këtë triumf, Real Madrid rikthen diferencën në krye të kampionatit dhe forcon pozitat në garën për titull, ndërsa Real Sociedad mbetet në vendin e tetë me 31 pikë.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së