Basketboll Sport

Dalin në shitje biletat për Kosovë – Sllovaki, FBK bën thirrje për mbështetje

Federata e Basketbollit të Kosovës ka nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen e radhës së Kombëtares së Kosovës në kuadër të parakualifikuesve për FIBA EuroBasket 2029.

Kombëtarja e Kosovë do të përballet me Sllovaki më 27 shkurt, në një sfidë tejet të rëndësishme në rrugëtimin drejt EuroBasket 2029.

Sipas njoftimit të FBK-së, biletat do të shiten sot nga ora 14:00 deri në 17:00, ndërsa nesër nga ora 12:00 deri në 18:00. Çmimi i biletës është 5 euro.

Postimi i plotë :

“Biletat janë në shitje! Mbështete Kosovën drejt fitores! Nga sot deri më 27 shkurt 2026, biletat për ndeshjen e dytë parakualifikuese të Kosovës për FIBA EuroBasket 2029, Kosova vs Sllovakia janë në shitje në fanshopin e KB Bashkimit në Prizren, përballë palestrës sportive “Sezai Surroi”. Sot biletat do të shiten nga ora 14:00 deri në ora 17:00, kurse nga nesër prej 12:00 deri në ora 18:00. Çmimi është 5 Euro”, thuhet në komunikatë.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së