Federata e Futbollit e Kosovës, në partneritet me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, ka vazhduar traditën e ndarjes së çmimit “Ylli i Javës”, që i takon futbollistit më të spikatur të xhiros në elitën e futbollit kosovar.
Për javën e 21-të të këtij sezoni, vlerësimi i ka takuar sulmuesit të FC Ferizaj, Ruben Silva Richards, i cili ishte protagonist në fitoren e skuadrës së tij ndaj FC Ballkani.
Richards realizoi dy gola vendimtarë në triumfin 2:1, duke i siguruar Ferizajt tri pikë të rëndësishme dhe duke merituar kështu çmimin individual të javës.

