Futboll Ndërkombëtare Sport

Mbappé qetëson tifozët: Jam plotësisht i shëruar

Sulmuesi i Real Madrid, Kylian Mbappé, ka konfirmuar se ka lënë pas plotësisht lëndimin dhe është gati për sfidat e radhës.

Ylli francez është rikthyer në fushë në ndeshjet e fundit, fillimisht ndaj Manchester City dhe më pas në derbin ndaj Atlético Madrid, duke treguar se gjendja e tij fizike është në nivelin e duhur.

Në një deklaratë për media, Mbappé ka hedhur poshtë spekulimet që qarkullonin lidhur me trajtimin e tij, duke mohuar çdo pretendim për mosbesim ndaj stafit mjekësor.

 

“Gjuri im është mirë. Ka pasur shumë spekulime dhe janë thënë gjëra të pavërteta. Jam 100% i shëruar”, u shpreh ai.

Sulmuesi shtoi se diagnoza e marrë gjatë qëndrimit në Paris ka qenë e saktë dhe e ka ndihmuar në rikuperimin e plotë.

Tashmë, Mbappé do t’i bashkohet Francës për ndeshjet miqësore ndaj Brazilit dhe Kolumbisë, ku pritet të jetë një nga pikat kyçe të ekipit.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së