Futboll Kombëtarja Ndërkombëtare Sport

Shkëlqim absolut në Bundesliga: Gruda dominon dhe futet në formacionin e javës

Paraqitjet e Brajan Gruda po marrin vëmendje të madhe në futbollin gjerman, me talentin shqiptar që ka siguruar një vend në formacionin e javës në Bundesliga pas një performance spektakolare.

Mesfushori ishte protagonist në fitoren e thellë 5-0  Leipzig ndaj Hoffenheimit, duke dhënë një kontribut vendimtar me dy gola dhe një asistim.

Performanca e tij u vlerësua maksimalisht, me notën perfekte 10.0, duke e renditur ndër lojtarët më të dalluar të javës në kampionat.

Gruda ndan vendin në këtë formacion prestigjioz me emra të njohur si Serge Gnabry, Michael Olise dhe Joshua Kimmich, duke konfirmuar rritjen e tij të shpejtë dhe ndikimin në një nga ligat më konkurruese në Evropë.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së