Futboll Sport

Drenica fiton ne frymen e fundit, Dinamo dhe Ferizaj marrin pike te plota

Java e 30-te solli emocione te medha ne futbollin kosovar, si ne luften per mbijetese ashtu edhe ne garen per inkuadrim.

Ne Superlige, Drenica mori tri pike jetike pasi permbysi Prishtinen e Re me rezultat 3:1. Vendasit kaluan te paret ne epersi me golin e Ibrahim Kargbo ne minuten 45+1, por skuadra nga Skenderaj reagoi ne pjesen e dyte. Kreshnik Uka barazoi ne minuten e 79-te, ndersa Jeton Krasniqi ishte heroi i mysafireve me dy gola ne minutat 90 dhe 90+5 per fitoren dramatike.

Me kete triumf, Drenica ngjitet ne vendin e shtate me 38 pike dhe largohet nga zona e rrezikut, ndersa Prishtina e Re mbetet e fundit me 28 pike dhe komplikon seriozisht shanset per mbijetese.

Nderkohe ne Ligen e Pare, Dinamo e Ferizajt vazhdoi formen e liderit duke mposhtur Kiken ne Dardane me rezultat minimal 1:0. Golin e vetem te takimit e realizoi Franck Kesse ne minuten e 23-te.

Pas kesaj fitoreje, Dinamo forcon poziten ne krye te tabeles me 65 pike. Pas saj renditen Feronikeli 74 me 62 pike, Vellaznimi me 61, Vushtrria me 60 me nje ndeshje me pak, ndersa Liria ka 59 pike. Kika mbetet ne vendin e dhjete me 33 pike.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së