Vëllaznimi ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në derbin ndaj Lirisë, duke triumfuar me rezultat minimal 1:0 në stadiumin “Shani Nushi” në Gjakovë, në kuadër të javës së 30-të të Ligës së Parë të Kosovës.
Golin e vetëm dhe të tri pikëve për skuadrën gjakovare e realizoi Emir Skënderi, duke i dhënë Vëllaznimit një fitore me peshë në një nga përballjet më të rëndësishme të sezonit.
Me këtë triumf, Vëllaznimi vazhdon të mbajë gjallë shpresat për një vend në dy pozitat e para që sigurojnë rikthimin në elitën e futbollit kosovar, ndërsa Liria pësoi një goditje të rëndë në luftën për objektivat e saj.
Pas kësaj jave, Dinamo kryeson tabelën me 65 pikë, Feronikeli 74 ka 62, Vëllaznimi ngjitet në kuotën e 61 pikëve, ndërsa Vushtrria ka 60 pikë me një ndeshje më pak. Liria mbetet me 59 pikë dhe komplikon situatën në garën për promovim.

