Futbolli holandez po perballet me nje nga skandalet me te medha ligjore ne vitet e fundit, pasi deri ne 133 ndeshje ne kampionatet kryesore rrezikojne te shpallen te pavlefshme dhe te riluhen.
Problemi lidhet me statusin ligjor te futbollisteve me dy nenshtetesi, ku disa prej tyre mund te kene humbur nenshtetesine holandeze pa e ditur, duke vazhduar te luajne pa lejen e nevojshme te punes.
Sipas raportimeve te ESPN, debati ka perfshire Ligen, Federaten Holandeze dhe klubet, ndersa ceshtja pritet te marre nje vendim perfundimtar me 4 maj ne gjykaten e Utrechtit.
Rasti u be publik pas nje ndeshjeje te kontestuar, ku u ngriten dyshime per aktivizimin e nje lojtari pa status te rregullt ligjor. Nese vertetohet, pasoja mund te jete zinxhir per dhjetera ndeshje.
Profesoresha e se drejtes sportive, Marjan Olfers, paralajmeron:
“Nese nje futbollist heq dore nga nenshtetesia holandeze, ai konsiderohet i huaj dhe duhet te pajiset me leje pune per te luajtur.”
Problemi behet edhe me i madh kur merret parasysh se kriteret per leje pune jane te larta, duke perfshire page minimale deri ne 608 mije euro ne vit — shifer qe shume lojtare nuk e arrijne.
Rasti konkret i nje lojtari te NAC Breda ka ndezur edhe me shume debatin, pasi dyshohet se ka luajtur pa plotesuar kushtet ligjore. Klubi madje ka dorezuar ankese zyrtare ne Federate.
“Nese NAC fiton ne apel, mund te fitoje ndeshjen ne tavoline,” paralajmerojne ekspertet.
Vendimi final pritet me 4 maj, ndersa zyrtare te federates nuk perjashtojne nje skenar ekstrem:
“Mund te ndodhe qe kampionati te mos mbyllet.”
Nese gjykata vendos ne favor te klubeve ankues, precedent i ri ligjor mund te hape rrugen qe edhe skuadra te tjera te kerkojne riluajtjen e ndeshjeve — duke e futur futbollin holandez ne kaos total.

