Finalja e madhe evropiane në Budapest po kthehet në një “makth” financiar për tifozët e Paris Saint-Germain dhe Arsenal, pasi çmimet e udhëtimit dhe akomodimit kanë shpërthyer vetëm pak javë para ndeshjes.

Sipas raportimeve, biletat e avionëve drejt Budapestit kanë arritur shifra marramendëse. Fluturimet më të lira me kompani low-cost po shiten deri në 1.195 paund, ndërsa opsionet më ekonomike për udhëtim vajtje-ardhje kushtojnë rreth 918 paund.
Probleme të mëdha ka edhe me akomodimin në kryeqytetin hungarez. Në platformat online të rezervimeve, rreth 96 për qind e hoteleve për fundjavën e finales rezultojnë të rezervuara ose të bllokuara.
Edhe hostelet më modeste kanë rritur ndjeshëm çmimet. Një shtrat në dhoma të përbashkëta po ofrohet deri në 268 paund për natë, ndërsa tifozët pritet të shpenzojnë afërsisht 1.500 paund vetëm për transportin dhe një natë qëndrimi.
Interesimi i jashtëzakonshëm për finalen ka bërë që Budapesti të përjetojë një “bum” turistik, ndërsa mijëra tifozë nga Anglia dhe Franca po nxitojnë të sigurojnë bileta dhe akomodim

