Botërori 2026 Futboll Sport

Shkollat në Meksikë do të mbyllen më herët për Kupën e Botës

Organizimi i Kupës së Botës 2026 po sjell diskutime të mëdha në Meksikë, pasi autoritetet po shqyrtojnë mundësinë e shkurtimit të vitit shkollor për shkak të turneut më të madh të futbollit.

Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, bëri të ditur se është propozuar që pushimet verore të fillojnë më shumë se një muaj më herët se zakonisht, për shkak të temperaturave të larta dhe organizimit të Botërorit.

Sipas planit të propozuar, viti akademik do të përfundonte më 5 qershor në vend të 15 korrikut, ndërsa shkollat do ta nisnin vitin e ri më 31 gusht.

Ministria e Arsimit në Meksikë argumenton se ndryshimi do të ndihmonte në menaxhimin e trafikut, mbingarkesës dhe fluksit të madh të turistëve gjatë Kupës së Botës, ku në Meksikë do të zhvillohen 13 ndeshje në qytetet Mexico City, Monterrey dhe Guadalajara.

Megjithatë, ideja ka shkaktuar reagime të shumta nga prindërit dhe organizatat arsimore, të cilat kundërshtojnë përdorimin e Botërorit si arsye për ndryshimin e kalendarit shkollor.

“Arsimi i fëmijëve nuk mund të sakrifikohet për një ngjarje sportive”, thuhet në reagimin e Unionit Kombëtar të Shoqatave të Prindërve në Meksikë.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së