Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht.

Në vitin 2017, entuziasti i tankeve Nick Mead bleu një tank rus T54/69 për 45,000 euro me qëllim që ta restauronte dhe ta shtonte në koleksionin e tij prej 150 automjetesh ushtarake.

Së bashku me mekanikun Todd Chamberlain, dyshja filmoi veten duke hapur një rezervuar nafte në rast se kishte municione që duheshin asgjësuar.

Në vend të kësaj, ajo që gjetën ishin shufra ari me peshë deri në 5 kg secila, me një llogaritje të shpejtë nga Todd që sugjeronte se sendet mund të vlenin rreth 2.5 milionë euro.

Sapo zbuluan se çfarë kishin gjetur, Todd i tha gazetës Sun se instinkti i tyre i parë ishte të telefononin policinë. Autoritetet më pas morën arin dhe u dhanë burrave një faturë.

You may also like

Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur
Lajme

​“Ishte ditë kjameti”, qytetarët e Gjakovës tregojnë dëmet e mëdha nga vërshimet

Reshjet e ditëve të fundit kanë shkaktuar vërshime të mëdha në disa lagje të Gjakovës, duke lënë pas dëme të