Futboll Sport

Aktorja për të rritur i premton “natë të zjarrtë” portierit të PSG-së, bashkëshortja i kthen përgjigjje epike

Një situatë e pazakontë dhe mjaft komike ka bërë xhiron e rrjeteve sociale në prag të finales së UEFA Champions League mes Paris Saint-Germain dhe Arsenalit.

Në qendër të vëmendjes është portieri rus i PSG-së, Matvey Safonov, pasi aktorja e filmave për të rritur, Mary Rock, publikoi një video ku i uronte sukses në finale dhe i premtonte një “natë të zjarrtë” për çdo pritje që ai do të realizonte në ndeshjen e 30 majit.

Videoja u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, por reagimi që mori më shumë vëmendje ishte ai i bashkëshortes së portierit, Marina Kondratiuk, e cila vendosi ta trajtojë situatën me humor.

Në një postim në Threads, ajo ironizoi gjithë situatën duke shkruar: “Një aktore pornografike i uroi fat burrit tim për finalen e Champions League dhe i premtoi një natë të zjarrtë për çdo pritje”.

Më pas shtoi me ironi se për Safonovin, “nata e zjarrtë” do të thotë të zgjidhë fjalëkryqe, të shohë emisionin ‘Çfarë? Ku? Kur?’ dhe të flejë herët për shkak të stërvitjes.

Komentet e Marinës u pritën me të qeshura dhe reagime pozitive nga ndjekësit, të cilët e cilësuan përgjigjen si një nga momentet më spontane dhe argëtuese para finales së madhe evropiane.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së