Mario Balotelli po buzëqesh sërish dhe këtë herë arsyeja duket të jetë larg futbollit. Sulmuesi italian ka dalë publikisht me partneren e tij të re, Angelica Moccia, duke konfirmuar lidhjen përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale.

Aktualisht pjesë e Al Ittifaq në divizionin e dytë të Emirateve të Bashkuara Arabe, Balotelli është shfaqur më i qetë dhe i lumtur pranë partneres së tij, me të cilën raportohet se është njohur në Dubai.
Fotografia e publikuar në Instagram tërhoqi menjëherë vëmendjen e tifozëve, të cilët vunë re buzëqeshjen spontane të ish-sulmuesit të kombëtares italiane, diçka që sipas mediave nuk ishte parë prej kohësh.
Angelica Moccia vjen nga Portugruaro në provincën e Venecias dhe jeton prej kohësh në Dubai, ku punon si menaxhere për një kompani kanadeze të teknologjisë mediatike dhe transmetimit.
Historia e re duket se i ka sjellë energji pozitive Balotellit, i cili vazhdon karrierën larg Evropës, por mbetet një nga figurat më të komentuara në futbollin italian.

