Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ka ngritur shqetësime serioze vetëm pak javë para grumbullimit të Kombëtares për ndeshjet e marsit.
Mbrojtësi qendror u detyrua të largohej nga fusha gjatë përballjes Napoli – Roma, pasi pësoi një dëmtim muskulor në momentin kur shkaktoi penalltinë.
Situata ka krijuar alarm jo vetëm te klubi italian, por edhe te stafi i përfaqësueses së Kosovës. Sipas informacioneve fillestare, ekziston frika reale që Rrahmani të mos jetë në dispozicion për ndeshjet e muajit mars, një goditje e rëndë për “Dardanët”, duke pasur parasysh rolin e tij si lider në repartin defensiv dhe si kapiten i skuadrës.
Mbrojtësi pritet t’i nënshtrohet ekzaminimeve të detajuara mjekësore në ditët në vijim, të cilat do të përcaktojnë shkallën e dëmtimit dhe kohëzgjatjen e rikuperimit.
Vetëm pas analizave do të bëhet e qartë nëse ai do të arrijë të rikuperohet në kohë për sfidat ndërkombëtare.

