KB Drita kampione e Kupës së Ligës së Parë, synon Superligën
KB Drita është shpallur kampione e Kupës së Ligës së Parë, pasi triumfoi në finalen e madhe të Final 8 kundër Proton Cable Prizren me rezultat bindës 106–88.
Në përballjen vendimtare, skuadra gjilanase dominoi lojën nga fillimi deri në fund, duke kontrolluar ritmin dhe duke imponuar epërsinë në çdo çerek. Me organizim të mirë në sulm dhe disiplinë në mbrojtje, Drita nuk la hapësirë për befasi, duke e mbyllur finalen me një paraqitje të sigurt dhe autoritare.
Ky sukses vjen pas një ri-organizimi të fundit të klubit, ku investimet dhe ndryshimet strukturore kanë filluar të japin frytet e para. KB Drita, që udhëhiqet nga trajneri Dritero Sefaja, ka ndërtuar një skuadër konkurruese me objektiva të qarta për të ardhmen.
Triumfi në Kupën e Ligës së Parë konsiderohet si një hap i rëndësishëm në projektin e klubit, ndërsa synimi i radhës mbetet inkuadrimi në Superligë.

