Show Biz

Alba “shokon” me deklaratën e saj në BBVK: Nuk bëj fëmijë me asnjë mashkull tjetër përveç Limit

Hyrja e Lim Hotit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova ka ndryshuar ndjeshëm rrjedhën e lojës për Alba Pollozhanin. Që nga momenti i rikthimit të tij, Alba është shfaqur më e tensionuar emocionalisht, duke e pasur të vështirë të përballojë afrimitetin e Limit me banoren Dolcen, gjë që ka sjellë reagime të shpeshta xhelozie.

Së fundmi, gjatë darkës së të nominuarve, Alba ka bërë një deklaratë të fortë dhe mjaft të diskutueshme, e cila ka ngjallur reagime të shumta si brenda shtëpisë ashtu edhe në rrjetet sociale.

Ajo u shpreh hapur se nuk do të krijojë familje dhe nuk do të bëjë fëmijë me asnjë mashkull tjetër përveç Limit. Madje, Alba theksoi se nëse kjo nuk realizohet, do të zgjedhë birësimin, duke refuzuar kategorikisht mundësinë për të pasur një fëmijë pa dashuri.

“Edhe nëse vjen situata që ai krijon familje me dikë tjetër dhe përfundimisht është me dikë tjetër, unë më mirë zgjedh të adoptoj fëmijë sesa të krijoj një fëmijë pa dashuri. Sepse për mendimin tim, fëmija është fryt i dashurisë. Nuk do të rri me asnjë mashkull tjetër dhe nuk do të bëj fëmijë me asnjë mashkull tjetër”, është shprehur Alba.

Kjo deklaratë ka ndarë opinionin publik, ku një pjesë e shikuesve e kanë parë si shprehje të dashurisë së thellë, ndërsa të tjerë e kanë konsideruar si një deklaratë që i kalon limitet dhe tregon varësi emocionale.

You may also like

Show Biz

Rita Ora mahnit me format trupore, e nis janarin në pushime tropikale

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një seri fotografish të publikuara së fundmi
Show Biz

Leonora Jakupi rikthehet me këngën emocionuese “A vritet pavarësia”

Leonora Jakupi rikthehet me këngën emocionuese “A vritet pavarësia” Pas një serie suksesh në skenën muzikore, Lionora Jakupi vjen me