Po zhvillohet pjesa e dytë e ndeshjes mes Bayern Munich dhe Hoffenheim, teksa bavarezët po udhëheqin bindshëm me rezultatin 4-1 në minutën e 80-të. Takimi u vështirësua herët për Hoffenheimin pas kartonit të kuq të Akpogumës në minutën e 17-të, që ndryshoi balancat në fushë dhe i dha Bayern Munich epërsinë numerike. Harry Kane përfitoi nga situata dhe realizoi nga pika e bardhë për të kaluar vendasit në avantazh.
Pavarësisht disavantazhit numerik, Hoffenheim reagoi dhe në minutën e 35-të u shfaq në skenë sulmuesi shqiptar i Kosovës, Fisnik Asllani. Ai “lexoi” në mënyrë perfekte pasimin e Manuel Neuerit, fitoi topin me zgjuarsi dhe asistoi për Andrej Kramariç, i cili shënoi për 2-1.
Megjithatë, Bayern Munich riktheu kontrollin total të lojës. Harry Kane realizoi penalltinë e dytë në fundin e pjesës së parë, ndërsa Luis Díaz shtoi golin e tretë, duke e çuar rezultatin në 3-1. Në pjesën e dytë, bavarezët shënuan edhe golin e katërt, duke vulosur praktikisht fatin e takimit.
Me lojën që po shkon drejt fundit, Bayern Munich po menaxhon epërsinë dhe është shumë pranë një fitoreje të radhës në kampionat.

