Ballkani ka marrë një fitore tejet të rëndësishme ndaj Dukagjini, duke triumfuar me rezultat 2-1 në një ndeshje dramatike deri në frymën e fundit.
Sfida ishte e luftuar nga të dyja skuadrat, por “portokallezinjtë” arritën të gjejnë golin vendimtar në momentet e fundit të takimit, duke siguruar tre pikë jetike në garën për titull.
Për Ballkanin realizuan Tolaj dhe Kryeziu, ndërsa golin e vetëm për Dukagjinin e shënoi Pllana. Me këtë fitore, Ballkani ngjitet përkohësisht në vendin e parë me 48 pikë, duke mbajtur gjallë shpresat për titullin kampion.

Në anën tjetër, Dukagjini mbetet në pozitën e gjashtë me 34 pikë. Gara për titull po bëhet gjithnjë e më interesante, ndërsa çdo pikë tashmë ka peshë vendimtare.


