Futboll Sport Vendi

Dy gola të shpejtë në Mitrovicë: Malisheva trondit Trepçën ’89 në Kupën e Kosovës

Skuadra e Malishevës ka bërë një paraqitje të fuqishme në përballjen ndaj Trepçës ’89, në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Kosovës, duke realizuar dy gola të shpejtë në Mitrovicë.

Golin e epërsisë për 0:1 e realizoi Diatta Assane, pas një asistimi të saktë nga Etnik Bruti, i cili po vazhdon të tregojë formë të jashtëzakonshme nga ndeshja në ndeshje. Malisheva nuk u ndal me kaq.

Në minutën e 35-të, Arbër Pira dyfishoi rezultatin, duke e vënë skuadrën mysafire në një pozitë shumë të favorshme.

Vlen të theksohet paraqitja e Etnik Brutit, i cili po konfirmon vlerat e tij në çdo takim, duke qenë një nga lojtarët kyç të Malishevës si në fazën ofensive ashtu edhe në organizimin e lojës.

Ndeshja vazhdon me ritëm të lartë, ndërsa Trepça ’89 kërkon reagim për të rikthyer balancën në këtë përballje të Kupës së Kosovës.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së