Situata e Kristjan Asllani te Beşiktaş ka hyrë në një fazë të paqartë, pavarësisht se deri së fundmi pritej që klubi turk të shqyrtonte mundësinë e një transferimi të përhershëm nga Inter.
Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, i cili po aktivizohet në formë huazimi në Stamboll, tashmë përballet me konkurrencë të mundshme në të njëjtin repart, pas zhvillimeve të fundit në merkato.

Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, drejtuesit e Beşiktaş kanë shfaqur interes për talentin rus Matvey Kislyak, i cili aktivizohet te CSKA Moscow. Për mesfushorin 20-vjeçar përflitet një shifër rreth 20 milionë euro, çka do të përbënte një investim të konsiderueshëm për klubin turk.
Kjo lëvizje interpretohet në dy mënyra: si një përpjekje për të rritur konkurrencën në skuadër dhe për të nxitur performancën e Asllanit, ose si një sinjal që drejtuesit po shqyrtojnë alternativa të tjera për sezonin e ardhshëm.

