Futboll Kombëtarja Ndërkombëtare Sport

Florent Hadergjonaj në super formë – gol spektakolar dhe asist për Alanyaspor

Florent Hadergjonaj po vazhdon të shkëlqejë në futbollin turk, duke konfirmuar formën e tij të lartë me një tjetër paraqitje vendimtare për Alanyaspor.

Mbrojtësi kosovar realizoi një supergol në minutën e 26-të ndaj Kocaelispor, pas një goditjeje të fuqishme nga distanca që përfundoi në rrjetë, duke i dhënë epërsinë skuadrës së tij.

Vetëm pesë minuta më vonë, 31-vjeçari kontribuoi sërish, kësaj radhe me një asist të saktë që çoi në golin e dytë të Alanyasporit, duke kompletuar një pjesë të parë të jashtëzakonshme personale.

Me këtë paraqitje, Hadergjonaj vazhdon të jetë një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit, teksa statistikat e tij këtë sezon janë mbresëlënëse: shtatë gola dhe pesë asistime në të gjitha garat.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së