Futboll Kombëtarja Ndërkombëtare Shqipëria Sport

Elseid Hysaj rikthehet në planet e Lacios për pjesën e dytë të sezonit

Elseid Hysaj është përfshirë zyrtarisht në listën e Lacios për pjesën e dytë të sezonit, çka i hap rrugën mbrojtësit shqiptar për t’u aktivizuar rregullisht në ndeshjet e ardhshme të bardhekaltrit.

Klubi romak ka dorëzuar listat e përditësuara në Ligën e Serisë A, ndërsa konfirmimi ka ardhur edhe përmes listës së lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Maurizio Sarri për përballjen e së dielës ndaj Juventusit.Emri i Hysajt figuron në këtë listë, duke sinjalizuar rikthimin e tij në dispozicion të stafit teknik.

Me përjashtim të ndonjë dëmtimi të papritur, mbrojtësi pritet të jetë i gatshëm për të zbritur në fushë nëse trajneri e sheh të arsyeshme, duke u bërë një alternativë e rëndësishme për repartin defensiv të Lacios në vazhdim të sezonit.

Këto janë pesë muajt e fundit të kontratës së Elseid Hysajt me Lacion. Pas përfundimit të marrëveshjes aktuale, futbollisti shqiptar do të jetë lojtar i lirë gjatë verës, me mundësinë për të vendosur për të ardhmen e tij profesionale.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së