Futboll Kombëtarja Sport

FFK reagon ashpër ndaj sulmit për Muriqin: “Kapiteni ynë është simbol i Kosovës”

Federata e Futbollit e Kosovës ka reaguar me tone të forta pas sulmit verbal ndaj kapitenit të Kombëtares, Vedat Muriqi, i cili u bë objekt i fyerjeve në një emision televiziv pas humbjes ndaj Turqisë.

Në reagimin zyrtar, FFK thekson se sulme të tilla nuk prekin vetëm një individ, por cenojnë vlerat që përfaqëson Kombëtarja dhe gjithë shoqëria.

Deklarata e plotë e FFK-së:

“Futbolli nuk është thjesht lojë. Ai është pasqyrë e identitetit, e përkushtimit dhe e vlerave që ne, si shoqëri, duam t’i promovojmë. Kur kapiteni i Kombëtares, Vedat Muriqi, sulmohet me fyerje dhe gjuhë përçarëse, kjo nuk prek vetëm një lojtar, por prek një simbol të Kosovës dhe të gjithë shqiptarëve që e ndjekin futbollin me krenari.

Vedati ka dhënë gjithmonë më të mirën e tij në fushë. Përkushtimi dhe angazhimi i tij nuk matet vetëm me golat e shënuar, por edhe me lidershipin, energjinë dhe shpirtin që vë në çdo përballje. Ai është shembull i profesionalizmit, i pasionit dhe i unitetit që Kombëtarja e Kosovës përfaqëson. Golat e tij nuk janë thjesht pikë në tabelë, ato janë emocione që frymëzojnë popullin shqiptar dhe krijojnë krenari për vendin tonë.

Ofendimet dhe komentet fyese në rrjetet sociale nuk kanë vend në futboll dhe as në shoqërinë tonë. Nuk duhet të lejojmë që individë të tillë, fatmirësisht të pakët, të shpërfaqin negativitet, përçarje dhe urrejtje. Si institucione e shoqëri, por edhe si individë, duhet të reagojmë kur vihen në diskutim vlerat që na bashkojnë dhe përfaqësojnë Kosovën në arenën ndërkombëtare.”

FFK u bën thirrje tifozëve dhe qytetarëve që të ruajnë unitetin dhe respektin, duke mbështetur Kombëtaren dhe lojtarët e saj në çdo moment.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së