Futboll Kombëtarja Sport

Rrahmani pas humbjes: “Kemi dhënë gjithçka, do të vazhdojmë të luftojmë për ëndrrën”

Sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani, ka reaguar me emocione të forta pas humbjes minimale 0:1 ndaj Turqisë në finalen e “play-off”-it për Kupen e Botës FIFA 2026.

Në një mesazh të publikuar pas ndeshjes, Rrahmani shprehu zhgënjimin për rezultatin, por njëkohësisht edhe krenarinë për paraqitjen dhe rrugëtimin e ekipit drejt këtij momenti historik.

“Kemi dhënë gjithçka nga vetja në këtë kampanjë kualifikimesh për ta bërë këtë ëndërr realitet. Faleminderit që ishit pranë nesh në çdo stadium, keni qenë motivi ynë i madh. Kemi treguar se, sado që jemi shtet i vogël, kemi zemër të madhe,” ka shkruar Rrahmani.

Ai theksoi se kjo humbje dhemb edhe më shumë për shkak se “Dardanët” ishin shumë pranë realizimit të një ëndrre të madhe për shumë gjenerata, duke e cilësuar këtë ndeshje si një moment me peshë të veçantë për të gjithë shqiptarët.

Pavarësisht zhgënjimit, sulmuesi kosovar u shpreh optimist për të ardhmen, duke premtuar se ekipi do të vazhdojë të punojë për të arritur suksese të reja.

“Jam i sigurt se do të vazhdojmë të krijojmë momente të bukura dhe t’ju bëjmë krenarë,” përfundoi ai.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së