Futboll Kombëtarja Sport

Foda: Turqia shumë e fortë, por finalja është 50-50 Përzgjedhësi i Kosova,

Franco Foda, ka folur në konferencë për media në prag të finales vendimtare ndaj Turqia, duke e cilësuar këtë përballje si plotësisht të barabartë.

Foda vlerësoi lart cilësinë e kundërshtarit, por theksoi se edhe Kosova ka merituar plotësisht arritjen në këtë fazë.

“Ekipi i Turqisë është shumë i fortë edhe në aspektin e lojtarëve individual si Yildiz, Guler e Calhanoglu, janë kualitativ dhe ne jemi të mirë. Jemi në finale me plot meritë, gjasat janë 50-50. Ne do të japim gjithçka për të fituar,” deklaroi ai.

Trajneri gjerman nënvizoi rëndësinë e madhe të kësaj ndeshjeje, duke përmendur edhe interesimin e jashtëzakonshëm mediatik.

“Padyshim që vërehet se është ngjarje shumë e rëndësishme. Kurrë s’ka pasur kaq shumë gazetarë. Po luajmë për kualifikimin në Kampionatin Botëror. Është mirë që jemi të motivuar, por ta mbajmë ‘kokën në vend’,” shtoi Foda.

Ai bëri të ditur se stafi teknik i Kosovës ka analizuar në detaje kundërshtarin dhe se skuadra është e përgatitur për çdo skenar të mundshëm.

“Natyrisht nuk do ta zbuloj taktikën që do ta zbatoj në lojë. E rëndësishme është që i njohim forcat dhe dobësitë e Turqisë. Nesër të performojmë me idetë dhe parimet tona. Turqia është e fortë si në lojë ashtu edhe në kombinime. Loja e tyre bazohet në pasime të shkurtra, por me rëndësi është që kur ta kemi topin të kthehemi në kundërsulm.”

Në fund, Foda nuk përjashtoi as mundësinë e vazhdimeve apo penalltive.

“90 apo 120 minuta? Nuk jam parashikues i të ardhmes, ndoshta edhe do të ketë penallti. Me rëndësi është që jemi të përgatitur për të gjitha mundësitë,” përfundoi ai.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së