Real Madrid ka nisur lëvizjet për të siguruar drejtimin teknik për sezonin e ardhshëm, mes pasigurive në rritje për vazhdimësinë e Álvaro Arbeloas në krye të skuadrës.
Sipas raportimeve nga mediat iberike, në listën e kandidatëve për të marrë drejtimin e “Los Blancos” është shtuar edhe iah trajneri i Liverpool-it Jurgen Klopp. Ai konsiderohet si një nga opsionet kryesore, përkrah portugezit José Mourinho.
Ndërkohë, drejtuesit e klubit po analizojnë edhe alternativa të tjera të profilit të lartë. Mes tyre përmenden emra si Masimiliano Alegri, Mauricio Pochettino dhe Didier Deschamps, duke e bërë garën për pankinën madrilene një nga më të fortat në Europë.
Megjithatë, mundësia që Arbeloa të vazhdojë në këtë rol nuk është përjashtuar plotësisht. Ai vazhdon të ketë mbështetje nga disa figura brenda klubit, çka mund të ndikojë në vendimin final.
Këto zhvillime vijnë pas një sezoni zhgënjyes për Real Madridin, që u eliminua nga Liga e Kampionëve dhe aktualisht ndodhet pas Barcelonës në garën për titull në La Liga.

