Futboll Kombëtarja Ndërkombëtare Sport

Gazetari turk paralajmëron për rrezikun e Kosovës: Muriqi pika kyçe e sulmit

Në prag të përballjes vendimtare mes Kosova dhe Turqia, vëmendja mediatike në Turqi është rritur ndjeshëm, me analiza të shumta rreth forcës së “Dardanëve”.

Gazetari turk Salim Manav, në një prononcim për A Spor, ka theksuar se përfaqësuesja turke duhet të tregojë kujdes maksimal ndaj sulmit të Kosovës, duke e veçuar si më të rrezikshëm se ai i Rumanisë.

“Duhet të jemi të kujdesshëm ndaj topave që luhen pas nesh; për më tepër, sulmi i Kosovës është shumë më i fortë se ai i Rumanisë. Duhet të kemi kujdes nga Vedat Muriqi. Duhet të shmangim pësimin e një goli në 30 minutat e para.”, u shpreh ai.

Deklarata e tij vë në pah rrezikshmërinë e repartit ofensiv të Kosovës, ku sulmuesi Vedat Muriqi konsiderohet arma kryesore e ekipit.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së