Nënkampioni i Kosovës, KB Bashkimi, ka zyrtarizuar afrimin e basketbollistit amerikan Jalen Riley si përforcim për pjesën vendimtare të sezonit.
Riley, që luan në pozitat 1/2 dhe është 182 cm i gjatë, vjen nga aventura e fundit te Elitzur Netanya në Izrael, ku pati mesatare 7.3 pikë për ndeshje.
Gjatë karrierës së tij ai ka qenë pjesë edhe e skuadrave evropiane si Patrioti Levice, FC Porto, PAOK, VEF Riga dhe Cholet Basket.
Te Bashkimi, ai shihet si forcë shtesë në garën për rikthimin e titullit kampion, që mungon që nga viti 2018.

