Basketboll Ndërkombëtare Sport

 Keshad Johnson triumfon në NBA Dunk Contest 2026

Basketbollisti i Miami Heat  Keshad Johnson u shpall kampion i NBA Dunk Contest, në një finale dramatike kundër San Antonio Spurs dhe talentit të tyre, Carter Bryant.

Bryant e nisi fuqishëm finalen me një ngulitje spektakolare “midis këmbëve” në raundin e parë, duke marrë notën maksimale – 50 pikë nga të gjithë gjyqtarët. Pas asaj performance, gara dukej plotësisht në kontrollin e tij.

Megjithatë, në momentin vendimtar, gjithçka ndryshoi. Në përpjekjen e fundit, Bryant tentoi një ngulitje të vështirë – një reverse slam pas pasimit të topit në tabelë nga vetja por nuk arriti ta realizojë. Nën presion, ai zgjodhi të përsëriste një ngulitje 360°, të cilën e kishte prezantuar që në fillim të mbrëmjes.

Bryant kishte nevojë për vetëm 47.5 pikë për të siguruar fitoren, por përpjekja e tij e fundit u vlerësua me vetëm 43 pikë, duke i hapur rrugën Johnson drejt triumfit.

Në fund, ishte qetësia dhe ekzekutimi i saktë i Johnson që bënë diferencën, duke i dhuruar atij trofeun dhe duke lënë Bryant me një “çfarë do të kishte ndodhur nëse…” në një nga finalet më dramatike të viteve të fundit.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së