Kombëtarja e Kosovës ka kompletuar stërvitjen e fundit para finales së play-offit për Kupën e Botës 2026 kundër Turqisë.
Nën drejtimin e përzgjedhësit Franco Foda, futbollistët kanë realizuar ushtrimet taktike, duke treguar gatishmëri të lartë fizike dhe përqendrim maksimal.
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) shpërndau në rrjetin social “Facebook” fotografi nga stërvitja dhe theksoi se të gjithë lojtarët janë të përgatitur për të dhënë maksimumin në ndeshjen vendimtare të martën, në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 20:45.

“Atmosfera në ekip është shumë pozitive, besimi është i lartë, dhe përkrahja e tifozëve do të jetë shtysë e madhe për të arritur suksesin historik,” thuhet në njoftimin e FFK-së.

