Futboll Ndërkombëtare Sport

Kosovare Asllani trondit me mesazhin pas lëndimit të rëndë, në pikëpyetje e ardhmja e saj

Futbollistja e njohur suedeze me origjinë kosovare, Kosovare Asllani, ka shqetësuar tifozët me një reagim emocional pas dëmtimit të rëndë të pësuar në ndeshjen e fundit me klubin e saj.

Ylli i Kombëtarja e Suedisë në futboll për femra e përshkroi momentin si një përjetim të fortë emocional dhe fizik, duke lënë të hapur edhe dilema për vazhdimësinë e karrierës.

“Dëmtimi ndodhi në minutën e 97-të dhe në një moment gjithçka ndryshoi. Të zgjohesh dhe të ndjesh gishtat e këmbëve, të prekësh fashën e gjurit dhe të shohësh lotët që rrjedhin pa ndal… nuk është e lehtë të përshkruhet,” ka shkruar Asllani në rrjetet sociale.

Ajo theksoi se futbolli i ka dhënë gjithçka në jetë, por përballja me një situatë të tillë në këtë fazë të karrierës është ndër më të vështirat. Megjithatë, mesfushorja me përvojë u shpreh se beson se sfidat më të mëdha sjellin edhe mësimet më të rëndësishme.

“Gjithmonë kam besuar se jeta të mëson përmes momenteve më të vështira. Ndoshta kjo është diçka që duhet ta përjetoj, pavarësisht sa e dhimbshme është,” shtoi ajo.

Në fund, Asllani falënderoi të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë në këtë periudhë të vështirë: “Faleminderit të gjithëve për mesazhet. Do të thotë më shumë sesa mund të shpreh me fjalë.”

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së