Basketboll Sport Vendi

Kosova publikon listën e gjerë për Sllovakinë, të hënën grumbullimi i parë

Federata e Basketbollit e Kosovës ka publikuar listën e gjerë të Përfaqësueses së Kosovës për ndeshjen kundër Sllovakia, e cila do të zhvillohet më 27 korrik në kuadër të FIBA EuroBasket 2029 Pre-Qualifiers.

Grumbullimi i parë i Dardanëve do të mbahet të hënën, ku do të nisë përgatitja për këtë sfidë të rëndësishme parakualifikuese.

Lista e gjerë e Kosovës:

  • Valon Bunjaku

  • Divine Myles

  • Musab Mala

  • Jon Ismajli

  • Mikaile Tmusic

  • Erjon Kastrati

  • Arian Qallaku

  • Muhamedali Janjeva

  • Samir Zekiqi

  • Bardh Istrefi

  • Gëzim Morina

  • Dardan Kapiti

  • Lis Shoshi

Me ftesë të shtabit teknik kanë qenë edhe:

  • Dardan Berisha

  • Drilon Hajrizi

  • Meriton Ismaili

Megjithatë, pas vlerësimit nga stafi mjekësor, është konstatuar se këta lojtarë kanë nevojë për kohë shtesë rikuperimi dhe nuk janë në gjendje optimale për paraqitje në këtë përballje.

Përzgjedhësi i Kosovës, Bujar Loci, do të udhëheqë ekipin në këtë sfidë, i asistuar nga ndihmëstrajnerët Andin Rashica dhe Petrit Zeqiri. Kosovës i duhet paraqitje e mirë për ta nisur me sukses rrugëtimin në parakualifikimet për EuroBasket 2029.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së