Futboll Sport

Malisheva siguron Evropën

Malisheva ka siguruar zyrtarisht pjesëmarrjen në kualifikimet e Ligës së Konferencës për sezonin e ardhshëm, pas fitores bindëse 4:1 ndaj Drenicës në javën e 34-t të Superligës së Kosovës.

Skuadra nga Malisheva dominoi në pjesën e dytë të ndeshjes, duke vulosur pozitën e tretë në tabelë dhe daljen në arenën evropiane. Golat për vendasit u realizuan nga Assane Diatta, Arlind Veliu dhe Xhemal Ibishi, ndërsa Kreshnik Uka shënoi golin e vetëm për Drenicën.

Me këtë triumf, Malisheva nuk mund të arrihet më nga rivalët direkt për pozitën e tretë, duke iu bashkuar Dritës dhe Ballkanit si përfaqësuese të Kosovës në garat evropiane.

Ndërkohë, humbja e ka futur Drenicën në një situatë të vështirë në garën për mbijetesë. Skuadra mbetet vetëm një pikë larg zonës së barazhit, ndërsa deri në fund të kampionatit kanë mbetur edhe dy xhiro.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së