Mateo dhe Brikena vijojnë të jenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë dhe rrjeteve sociale edhe pas përfundimit të “Big Brother VIP Albania”.
Dyshja duket se po e vazhdojnë marrëdhënien e tyre edhe jashtë shtëpisë, duke konfirmuar se lidhja mes tyre nuk ishte thjesht pjesë e formatit.
Së fundmi, ata kanë publikuar një video në Instagram, ku shfaqen të buzëqeshur dhe të relaksuar, teksa ndodhen në makinë dhe po shijojnë momente të qeta në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Ky postim ka tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave, të cilët prej kohësh kishin spekuluar se lidhja e tyre mund të ishte vetëm për show.

