Fisnik Asllani po vazhdon të jetë një nga emrat më të përfolur të këtij sezoni, duke tërhequr vëmendjen e klubeve më të mëdha evropiane me paraqitjet e tij te Hoffenheim.
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës është në radarët e gjigantëve si Bayern Munich, Borussia Dortmund dhe Chelsea, por mbi të gjitha, interesimi nga Barcelona ka marrë vëmendjen më të madhe.
Madje, më herët agjenti i tij kishte konfirmuar se kontaktet me klubin katalanas kanë nisur, duke e bërë këtë pistë edhe më serioze.

Së fundmi, edhe vetë Asllani ka reaguar për këto zëra, duke zgjedhur të qëndrojë i fokusuar te fusha: “Më lini të luaj futbollin tim fillimisht, pastaj do të flasim pasi të përfundojë sezoni”, është shprehur ai.
Me 9 gola dhe 5 asistime këtë sezon në Bundesliga, Asllani po konfirmon potencialin e tij të madh dhe nuk është çudi që klubet elitare po garojnë për firmën e tij.

E ardhmja e tij mbetet e hapur, por një gjë është e sigurt – talenti dardan është gati për hapin e madh në karrierë

