Kombëtarja Sport

Mësohen vazot e Ligës së Kombeve, këta janë kundërshtarët e mundshëm të Kosovës dhe Shqipërisë

Me 12 shkurt do të hidhet shorti i Ligës së Kombeve për sezonin 2026/2027, ndërsa tashmë janë bërë publike ndarjet e vazove për secilën kombëtare.

Përfaqësuesja e Kosovës, falë paraqitjeve të mira në sezonin e fundit, është ngritur në Ligën B të Nations League, duke u pozicionuar në vazon e katërt, së bashku me Suedinë, Maqedoninë e Veriut dhe Irlandën e Veriut.

Gjatë shortit, Kosova do të përballet me një kombëtare nga vaza e parë, vaza e dytë dhe vaza e tretë, ndërsa një nga mundësitë e spikatura për “Dardanët” është edhe Zvicra, kundërshtari i tyre në kualifikueset e fundit për Kupën e Botës.

Ndërkohë, Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë në Ligën C për sezonin e ri të Nations League.

Kuqezinjtë ndodhen në vazon e parë, së bashku me Islandën, Malin e Zi dhe Kazakistanin, dhe do të presin shortin për të mësuar kundërshtarët e tyre të mundshëm. Sezoni i ri i Ligës së Kombeve premton sfida interesante dhe mundësi për të konsoliduar renditjen e kombëtareve shqiptare në arenën ndërkombëtare.

 

 

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së