Futboll Sport

Moment historik në Zvicër, dy shqiptarë shpallen kampionë në Zvicër

Skuadra e Thun-it ka siguruar titullin kampion për sezonin 2025/26 në futbollin zviceran, duke vulosur matematikisht vendin e parë në renditje.

 

Screenshot

Fitorja 0:3 e Sionit ndaj St. Gallenit i dha fund çdo dileme për garën e titullit, duke e bërë të pamundur që ndjekësit të kapnin kreun. Thun e mbylli sezonin në mënyrë bindëse, pas një ecurie të qëndrueshme gjatë gjithë kampionatit dhe duke ruajtur avantazhin deri në fund.
Në këtë sukses të madh kanë pasur rol të rëndësishëm edhe dy futbollistë shqiptarë, Kastriot Imri dhe Valmir Matoshi, të cilët kanë qenë pjesë kyçe e skuadrës gjatë sezonit.

Imri u aktivizua në 28 ndeshje, duke realizuar 6 gola dhe duke dhënë 7 asistime, ndërsa Matoshi zhvilloi 31 paraqitje, me 6 gola dhe 4 asistime. Kontributi i tyre ka qenë vendimtar në rezultatet pozitive të ekipit.

Me këtë titull, Thun rikthehet në majën e futbollit zviceran, ndërsa paraqitjet e dy shqiptarëve konfirmojnë edhe një herë ndikimin e tyre në arenën ndërkombëtare

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së