Futboll Ndërkombëtare Sport

Nis gjykimi për vdekjen e Maradonës, shtatë persona përballen me drejtësinë

Buenos Aires ka nisur procesi i ri gjyqësor ndaj shtatë personave të akuzuar për “vrasje të mundshme me neglizhencë” në lidhje me vdekjen e legjendës së futbollit, Diego Armando Maradona.

Seanca po zhvillohet në gjykatën e San Isidros, ku janë të pranishëm familjarët e ish-yllit argjentinas, përfshirë vajzat e tij dhe ish-bashkëshorten Verónica Ojeda. Familja ka theksuar se synon vetëm drejtësi dhe një përfundim sa më të shpejtë të procesit, pas një periudhe të gjatë pritjeje dhe tensioni.

Avokati i vajzave të Maradonës, Fernando Burlando, deklaroi se pret një vendim fajësie ndaj të akuzuarve, duke nënvizuar lodhjen e familjes nga zvarritjet procedurale dhe nevojën për të shmangur manovrat vonuese të mbrojtjes.

Procesi i ri vjen pas anulimit të gjykimit të mëparshëm për shkak të parregullsive që lidhen me gjyqtaren Julieta Makintach, e cila ishte përfshirë në një projekt dokumentar mbi çështjen.

Fillimisht, seancat ishin planifikuar të nisnin më 17 mars, por u shtynë dhe u riorganizuan nga gjykata. Sipas kalendarit të ri, numri i seancave javore është reduktuar nga tre në dy, ndërsa lista e dëshmitarëve është shkurtuar nga 178 në 90 persona.

Në bankën e të akuzuarve ndodhen anëtarët e stafit mjekësor që trajtuan Maradonën pas ndërhyrjes kirurgjikale në tru, përfshirë neurokirurgun Leopoldo Luque dhe psikiatren Agustina Cosachov, si dhe persona të tjerë të përfshirë në kujdesin e tij shëndetësor.

Diego Armando Maradona ndërroi jetë më 25 nëntor 2020 në moshën 60-vjeçare. Sipas autopsisë, ai vdiq nga probleme në zemër që shkaktuan grumbullim të lëngjeve në mushkëri.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së