Futboll Ndërkombëtare Sport

Presidenti i Napolit propozon revolucion në futboll: Ndeshje 25 minuta dhe kartonë me kohë pezullimi

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis, ka propozuar ndryshime radikale në futboll, duke sugjeruar një reformë të thellë të formatit të lojës me qëllim rritjen e interesit dhe spektaklit, veçanërisht për brezat e rinj.

Në një intervistë për “The Athletic”, De Laurentiis u shpreh se futbolli rrezikon të humbasë shikueshmërinë, pasi ndeshjet aktuale konsiderohen shumë të gjata dhe të ngadalta për publikun e ri.

Sipas tij, një nga zgjidhjet do të ishte shkurtimi i kohëzgjatjes së ndeshjeve, duke propozuar që secila pjesë të zgjasë vetëm 25 minuta, me kohë efektive loje, në një model të ngjashëm me basketbollin.

De Laurentiis gjithashtu sugjeroi ndryshime edhe në sistemin e ndëshkimeve, duke propozuar heqjen e kartonëve tradicionalë të verdhë dhe të kuq. Në vend të tyre, ai propozon ndëshkime me kohë të kufizuar jashtë fushe.

“Një lojtar nuk mund të qëndrojë në fushë dhe të bëjë aktorin. Duhet të largohet. Do të vendosnim që me karton të verdhë të largohet për 5 minuta, ndërsa me karton të kuq për 20 minuta”, theksoi ai.

Sipas presidentit të Napolit, këto ndryshime do të krijonin më shumë hapësira në fushë dhe do të sillnin më shumë gola, duke rritur kështu spektaklin.

“Ka shumë pak gola në futboll. Në këtë mënyrë nuk ka spektakël. Duhet të shënohen më shumë gola dhe për këtë duhen ndryshuar rregullat”, përfundoi De Laurentis.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së