Sport

Një shqiptare në elitën e WNBA, Edona Thaçi arrin tjetër sukses ndërkombëtar

Edona Thaçi, ish-basketbolliste e përfaqësueses së Kosovës, sot analiste, komentatore dhe reportere e basketbollit, ka shënuar një arritje të jashtëzakonshme në karrierën e saj profesionale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo tashmë është bërë pjesë e USA Network për mbulimin e WNBA, ligës elitare të basketbollit për femra, duke u bërë kështu shqiptarja e parë komentatore në këtë kampionat prestigjioz.

Ky hap për Edonën përfaqëson shumë më tepër sesa një sukses personal. Ajo e konsideron këtë moment si shpërblim të punës së palodhshme, përkushtimit dhe sakrificave të shumta përgjatë një rrugëtimi profesional që nuk ka qenë aspak i lehtë.

Përveç karrierës në media, Edona Thaçi ka dhënë kontribut edhe në aspektin teknik të basketbollit, duke qenë pjesë e shtabit të trajnerëve të Kombëtares së Kosovës në basketboll për femra, çka e bën profilin e saj edhe më të plotë në botën e këtij sporti.

Ajo shpreson që historia e saj të shërbejë si frymëzim për vajzat shqiptare që synojnë një karrierë në gazetarinë sportive, duke dëshmuar se me punë, guxim dhe këmbëngulje, ëndrrat mund të bëhen realitet edhe në skenat më të mëdha ndërkombëtare.

Suksesi i Edonës është edhe një dëshmi tjetër se shqiptarët në mbarë botën po arrijnë suksese të mëdha në çdo fushë, e veçanërisht në sport, duke ngritur lart emrin e vendit në arenën globale.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së