Futboll Sport

Prishtina humb gjithçka, mposhtet nga skuadra e rënë nga Superliga

Prishtina ka pesuar nje humbje tronditese ne javen e 33-te te Superliges se Kosoves, pasi u mposht me rezultat 3-2 nga Prishtina e Re, skuadra e fundit ne tabel.

Ne stadiumin “Kampion Nacional” ne Hajvali, gjithcka dukej nen kontroll per bardhekaltrit ne fillim te ndeshjes. Leotrim Kryeziu realizoi nga penalltia per 1-0, ndersa Ardian Muja dyfishoi epersine ne minuten e 48-te dhe i dha pershtypjen se Prishtina po shkonte drejt nje fitoreje te sigurt.

Por Prishtina e Re nuk u dorezua. Ibrahim Kargbo hapi rikthimin me golin per 2-1 ne minuten e 55-te, ndersa Nedim Mekiq barazoi rezultatin nga penalltia ne minuten e 72-te.

Situata u komplikua edhe me shume per Prishtinen kur Arjol Bllaca u ndeshkua me karton te kuq, duke lene skuadren me nje lojtar me pak ne minuten e 70-te.

Epersia numerike u shfrytezua maksimalisht nga Prishtina e Re, qe kompletoi permbysjen spektakolare ne minuten e 76-te. Perseri protagonist ishte Ibrahim Kargbo, i cili shenoi golin e fitores pas nje topi te kthyer nga portieri i Prishtines.

Kjo humbje i jep nje goditje te rende ambicieve te Prishtines per nje vend ne garat europiane. Bardhekaltrit mbesin ne vendin e katert me 45 pike, shtate me pak se Malisheva qe ka edhe nje ndeshje me pak te zhvilluar.

Ne anen tjeter, Prishtina e Re vazhdon te mbetet matematikisht ne gare per mbijetese, edhe pse ende ndodhet ne fund te tabeles me 31 pike.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së