Arsenali ka siguruar kualifikimin ne finalen e UEFA Champions League per here te pare pas plot 20 vitesh, pasi mposhti Atletico Madridin me rezultat 1-0 dhe vulosi bileten drejt Budapestit me rezultat te pergjithshem 2-1.
Heroi i madh i londinezeve ishte Bukayo Saka, i cili realizoi golin vendimtar dhe riktheu skuadren e Mikel Artetes ne nje finale europiane qe tifozet e Arsenalit e kishin pritur qe nga viti 2006.
Saka jo vetem qe shenoi golin e kualifikimit, por vazhdoi dominimin e tij statistikor ne “Emirates”. Anglezi tashme ka qene i perfshire direkt ne 14 gola ne Champions League ne stadiumin londinez, me 9 gola dhe 5 asistime.
Skuadra e Artetes tregoi edhe nje here forcen defensive ndaj ekipit te Diego Simeones. Atletico arriti vetem dy goditje ne kuadrat gjate dy ndeshjeve, ndersa Arsenal regjistron mesatarisht vetem 0.65 gola te pesuar per ndeshje ne Champions League nen drejtimin e Artetes – raporti me i mire mes trajnereve me mbi 20 ndeshje ne kete kompeticion.
Mbrojtja londineze neutralizoi plotesisht Antoine Griezmannin ne paraqitjen e tij te 128-te europiane, duke kufizuar Atleticon ne vetem 0.5 xG gjate ndeshjes.
Arsenali pati edhe raste tjera per ta mbyllur me heret sfiden. Myles Lewis-Skelly shkëlqeu ne mesfushe, ndersa Viktor Gyokeres humbi nje rast te arte pas nje harkimi perfekt nga Piero Hincapie.
Kjo fitore ka rendesi historike per klubin londinez, i cili ka barazuar tashme rekordin e vet per numrin me te madh te fitoreve ne nje sezon ne te gjitha garat – 41 fitore, rekord qe mbahej qe nga sezoni legjendar 1970/71.
Tani, skuadra e Mikel Artetes eshte vetem nje hap larg historise. Finalja ne “Puskas Arena” te Budapestit me 30 maj kunder PSG-se ose Bayern Munich mund ta shpalle Arsenalin kampion te Europes per here te pare ne histori.

