Paris Saint-Germain ka hedhur sytë drejt merkatos së verës dhe një nga emrat që po monitorohet me vëmendje është mesfushori i Chelsea-t, Enzo Fernández.
Sipas raportimeve, klubi parisien ka shfaqur interes konkret për argjentinasin, i cili renditet shumë lart në listën e dëshirave të drejtuesve të PSG-së për përforcimin e mesfushës.
Burime pranë situatës bëjnë të ditur se gjatë javëve të fundit kanë pasur kontakte informale mes PSG-së dhe kampit të lojtarit, megjithatë nuk ka ende negociata zyrtare mes klubit francez dhe Chelsea-t.
Operacioni konsiderohet tejet i vështirë, pasi Enzo Fernández ka një kontratë afatgjatë me Chelsea-n deri në qershor të vitit 2032, çka e bën çdo lëvizje të mundshme shumë komplekse dhe financiarisht të kushtueshme.
Pavarësisht pengesave, interesimi i PSG-së mbetet aktiv dhe merkatoja e verës pritet të jetë mjaft e nxehtë në Paris, me zhvillime që mund të marrin formë në muajt në vijim.

