Benita Zena ka folur sërish për dhëmbët e saj, një temë që ka ngjallur reagime të shumta dhe ka bërë bujë të madhe në rrjet, që para se ajo të bëhej pjesë e Big Brother VIP Kosova.
Gjatë një bisede me banorët brenda shtëpisë, Benita ka treguar më gjerësisht për përvojën personale dhe mënyrën se si erdhi deri te vendimi për të rregulluar dhëmbët me një teknikë të veçantë.
Ajo ka shpjeguar se fillimisht kishte menduar t’i rregullonte dhëmbët në mënyrë standarde, por sipas saj, mjeku i kishte propozuar një zgjidhje ndryshe, më unike dhe jo të zakonshme për rajonin.
“Vendosa me i ndërru edhe shkova me i bë thjesht normalë, por doktori më tha se, duke parë fytyrën time, do të më shkonin më mirë dhëmbë që ende nuk i ka askush në Kosovë e Shqipëri,” – ka treguar Benita.
Ajo ka sqaruar gjithashtu edhe keqkuptimet që janë krijuar rreth kësaj procedure, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për diamante të vërtetë.
“Këta nuk janë diamanta. Janë thyerje diamantësh, është teknika më e re. Është keqkuptuar ajo që kam thënë, por janë dhëmbë të punuar me këtë metodë,” – ka shtuar ajo.
Benita ka folur edhe më herët publikisht për këtë temë, duke zbuluar në intervista të ndryshme se procedura i ka kushtuar me mijëra euro, ndërsa vazhdon të mbetet një nga temat më të komentuara rreth saj.

