Rihanna duket se po mendon sërish për zgjerimin e familjes. Këngëtarja ka ngjallur spekulime të reja pasi një reagim i saj në rrjetet sociale u interpretua nga fansat si një sinjal për një shtatzëni të mundshme në të ardhmen.
Gjithçka nisi nga një video e publikuar në Instagram me mbishkrimin: “Duke vendosur nëse duhet të mbetem shtatzënë në vitin 2026”. Rihanna reagoi menjëherë në komente duke shkruar: “Prit! Pra, nuk qenkam e çmendur? Dakord!”, koment që shkaktoi një valë reagimesh dhe diskutimesh mes ndjekësve të saj.

Ky moment vjen pas disa vitesh ku artistja 37-vjeçare është përqendruar kryesisht në jetën familjare, së bashku me partnerin e saj, reperin A$AP Rocky. Çifti tashmë është prind i dy fëmijëve dhe shpesh ka ndarë momente nga jeta e tyre private.
Rihanna ka rrëfyer më herët se pandemia kishte ndikuar ndjeshëm në afrimin e tyre dhe në vendimin për t’u bërë prindër. “Ishte gjëja më e mirë që na ka ndodhur ndonjëherë”, është shprehur ajo.
E pyetur se sa fëmijë dëshiron të ketë në të ardhmen, ylli i muzikës ka theksuar se nuk i vendos vetes kufij. “Aq sa Zoti dëshiron që unë të kem”, ka deklaruar Rihanna, duke lënë të hapur mundësinë për zgjerimin e mëtejshëm të familjes së saj.

