Futboll Sport

RSC Anderlecht ndan rrugët me Besnik Hasin

RSC Anderlecht ka mbyllur bashkëpunimin me trajnerin Besnik Hasi dhe e falënderoi për angazhimin dhe përkushtimin ndaj klubit. Trajneri shqiptar ishte rikthyer te skuadra belge në mars 2025, ku rifilloi detyrën e tij si trajner, ndërsa më parë, gjatë periudhës 2014-2016, kishte fituar titullin dhe kupën me Anderlecht.

Hasi ka qenë gjithashtu lojtar i klubit, me 147 paraqitje, ndërsa 54-vjeçari nga Gjakova ka drejtuar edhe ekipe të tjera si Olympiacos, Legia Varshavë, Al-Raed, Al-Ahli dhe Mechelen.

Pas largimit të tij, Edward Still merr përkohësisht drejtimin e ekipit të parë, derisa klubi të emëroj trajnerin e ri.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së